LAJME

Propozohet që çdo qytetari në Prishtinë që është infektuar me COVID-19 t’u dhurohen nga 50 euro

Propozohet që çdo qytetari në Prishtinë që është infektuar me COVID-19 t’u dhurohen nga 50 euro
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2020, 17:41

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se në Kuvendin Komunal do të procedohet propozimi që çdo qytetari që është infektuar me COVID-19 t’u jepen nga 50 euro.

“Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor”, ka shkruar ai pos tjerash.

Postimi i plotë:

Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. E dijmë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë.

Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë.

Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika