LAJME

Promovohet libri “Shtegu i vargut tim” i shkrimtarit prizrenas, Salajdin Krasniqi

Promovohet libri “Shtegu i vargut tim” i shkrimtarit prizrenas, Salajdin Krasniqi
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2022, 21:00

Në hapësirat e bibliotekës të qytetit, në kuadër të aktiviteteve për nder të Festës së Flamurit, u promovua libri “Shtegu i vargut tim” i shkrimtarit prizrenas, Salajdin Krasniqi.

Me këtë rast, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adem Morina, përshendeti të pranishmit dhe u zotua se DKRS-ja do të vazhdoj me përkushtim mbështetjen e aktiviteteve kulturore e letrare në Komunën e Prizrenit.

Një fjalë rasti mbajti edhe autori i librit, i cili falënderoi mbështetësit e tij dhe të gjithë të pranishmit.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika