Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, zhvilloi një takim pune me drejtuesen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj, me qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërkufitar mes dy institucioneve.
Prokuroritë e Prizrenit dhe Kukësit forcojnë bashkëpunimin kundër krimit ndërkufitar

Takimi, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, mblodhi përfaqësues të prokurorive dhe strukturave policore nga të dy vendet. Në fokus të diskutimeve ishte rritja e shkëmbimit të informatave, koordinimi i veprimeve hetimore dhe forcimi i mekanizmave të përbashkët për luftimin e krimit të organizuar.
Palët theksuan nevojën për reagim më të shpejtë dhe bashkëpunim praktik në parandalimin e kontrabandimit me migrantë, trafikimit të narkotikëve dhe veprave të tjera penale ndërkufitare. Në përfundim, u dakordua vazhdimi i komunikimit të rregullt dhe intensifikimi i bashkëpunimit mes dy prokurorive.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




