- Reklama -

Prokuroria Themelore ngrit aktakuzë ndaj dy zyrtarëve komunalë në Prizren

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve komunalë të Prizrenit nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke i shkaktuar dëm Ministrisë së Kulturës në vlerë afër 16 milionë euro në rastin e rrënimit të kompleksit “Saraji i Vjetër”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë të datës 18.08.2025, E.Th. dhe P.B. akuzohen se si persona zyrtarë në Komunën e Prizrenit i kanë tejkaluar kompetencat e tyre, duke i shkaktuar dëm Ministrisë së Kulturës dhe duke i mundësuar përfitim pasuror investitorit A.Xh.

- Reklama -

Sipas Prokurorisë, P.B. si drejtor në Drejtorinë e Urbanizmit në Prizren ka pasur njohuri se “Saraji i Vjetër” është në kuadër të mbrojtjes së monumenteve kulturore dhe nuk e ka parandaluar rrënimin.

Ndërsa E.Th. si bashkëpunëtore profesionale në Komunën e Prizrenit më 05.01.2024 pas kërkesës së investitorit A.Xh. i ka lëshuar kushtet ndërtimore dhe më 15.01.2024 lëshon vendim për rrënimin e objekteve ekzistuese.

Sipas Prokurorisë, më 04.04.2024 i është lëshuar leja ndërtimore investitorit A.Xh. për të ndërtuar kompleks banesor në objektin e trashëgimisë kulturore.

Sipas Prokurorisë dëmi që këta dy të akuzuar i kanë shkaktuar trashëgimisë kulturore është në vlerë afër 16 milionë euro.

Lidhur me këtë aktakuzë që ka ngritur Prokuroria e Prizrenit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media më 19.08.2025.

“Lidhur me këtë, Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Bislim Bislimi, do të mbajë konferencë për media nesër, të martën, më 19 gusht 2025, në ora 13:30, në objektin e MKRS-së”- thuhet në njoftimin e MKR-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Si ndodhi e gjithë ngjarja natën kritike kur u vra Hekuran Shala

Më datë 10 Gusht 2025, rreth orës 20:30 min,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort