Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I.B., dhe Sh.P., për shkak të dyshimit të bazuar mirë që secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 par. 1 dhe par.2, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i pandehuri I.B., nga data 03.10.2022 deri me datë 05.01.2023, në Prizren, në mënyrë të drejtëpërdrejt pranon premtimin për një përfitim për vete me pretendimin se ai është në gjendje të ushtroj ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që pranon se do të ushtrojë ndikim të padrejtë tek bashkëshortja e tij, M.P., e cila ka qenë anëtare e Komisionit në konkursin e shpallur nga Komuna e Prizrenit – Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, të datës 03.10.2022, për vendin e punës sekretare në njërin prej gjimnazeve dhe në njërën prej shkollave fillore në Komunën e Prizrenit, në bazë të të cilit konkurs kishte aplikuar E.P.S., ku i dërgon pyetje nga testi me shkrim, gjithashtu i jep informacion për poentimin maksimal prej 100 pikësh, të dhënë nga bashkëshortja e tij M.P, si anëtare e komisionit, të gjitha këto dhe të tjera komunikime, rezultuan nga komunikimet që i ka zhvilluar i pandehuri, I.B., me të pandehurin Sh.P., në aplikacionet e rrjeteve sociale “Viber” dhe “Whats App”.





