- Reklama -

Prokuroria Themelore në Prizren jep detaje për arrestimin e 28 vjeçarit të dyshuar për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se, pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë në Prizren – Drejtorinë për Krim të Organizuar, kanë realizuar kontroll në regjionin e Prizrenit, me ç’rast është arrestuar i dyshuari E.K., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3, lidhur me par.1 dhe nenin 77 lidhur me nenin 31, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri E.K., që nga koha e pavërtetuar dhe në vazhdimësi – deri në muajin Mars të këtij viti, në Prizren, në bashkëveprim edhe me persona të tjerë, për vete pranojnë dhe kontraktojnë shuma dukshëm jo-proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të tillë, varfërinë dhe papërvojën e tij, në atë mënyrë që i japin viktimës para (të holla) në formë të borxhit me kamata të paligjshme (fajde), të cilat kamata vazhdojnë t’ia rrisin pandërprerë sa herë që viktima has në vonesa të kthimit të parave, me ç’rast secili nga të pandehurit në koordinim me njëri – tjetrin, e kontaktojnë rregullisht viktimën në telefon herë duke ia kërkuar paratë e herë duke i ofruar mundësi për të marrë sërish para me kamata të paligjshme duke i shkaktuar deri më tani dëme financiare mbi 100,000.00 € (Njëqind mijë euro), përkundër faktit se i njejti është detyruar të marrë një kredi në shumën prej 150,000.00 € (Njëqind e pesëdhjetë mijë euro), megjithatë as ajo nuk i ka mjaftuar që  t’i kompensojë të pandehurit për paratë e marra me anë të kamatës së kundërligjshme – fajdes, me ç’rast pas ekzekutimit të urdhër kontrollit në shtëpinë edhe objektet përcjellëse të të pandehurit E.K, policia ka arritur të sekuestrojë të holla në shumën prej 8,935.00 € (Tetëmijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë euro); 580.00 CH (Pesëqind e tetëdhjetë franga zvicerane); 1,000.00 $ (Njëmijë dollarë amerikanë) dhe 17,700.00 Lekë shqiptare si dhe një automjet të markës ‘’AUDI’’, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë dobi pasurore e fituar me kryerjen e veprës penale.I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

- Reklama -

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, thuhet n fund të ktij njoftimi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort