LAJME

Prokuroria Speciale: Hedhja e kallëzimit penal ndaj Pecit nuk ndërlidhet me hetimet për keqpërdorimin e granteve në bujqësi

Prokuroria Speciale: Hedhja e kallëzimit penal ndaj Pecit nuk ndërlidhet me hetimet për keqpërdorimin e granteve në bujqësi
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2026, 10:18

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka sqaruar se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj ish-ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë.

Sipas Prokurorisë, rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës thekson tutje se mbetet e përkushtuar për të informuar drejtë opinionin publik, duke respektuar parimin e transparencës, si dhe duke ruajtur integritetin e procedurave hetimore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika