LAJME

Prokuroria shenjëstron rastin e Banjskës

Prokuroria shenjëstron rastin e Banjskës
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Tetor 2023, 12:20

Prokuroria Speciale ka njoftuar se të enjten në takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ka shenjtëruar një rast të ri.

Sipas burimeve të Betimit për Drejtësi, bëhet fjalë për rastin e Bansjkës.

Sipas njoftimit rasti është shenjëstruar për “Shpëlarje të parave”, si dhe vepra të tjera penale.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth tridhjetë (30) vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milionë (20.000.000) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në ketë rast për momentin thuhet se janë të ndaluar tre persona dhe të njëjtit sipas vendimit të gjykatës janë nën masën e paraburgimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika