Në Gjykatën Speciale është diskutuar sot për komunikatat e UÇK-së, e konkretisht edhe për komunikatën e shumëpërfolur numër 59, në të cilën bëhet fjalë për Gani Gecin.
Prokuroria ka thënë se Jakup Krasniqi ia kishte mohuar fjalët Thaçit se kinse kjo komunikatë është lëshuar nga dashakeqë jashtë Kosovës.
“Dy prej të akuzuarve tjerë kanë reaguar ndaj intervistës së Thaçit. Jakup Krasniqi ka thënë se asnjë komunikatë e UÇK-së nuk është lëshuar nga Banhoffët. Hashim Thaçi e di, siç ka thënë Krasniqi, se të gjitha komunikatat janë lëshuar në Kosovë”, thotë prokuroria.





