Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka ndaluar 15 kryekomisionerë në Malishevë për 48 orë, nën dyshimet për dallavere në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Prokuroria ka paraqitur edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.
Kryeprokurori i Gjakovës, Enis Gashi, ka bërë të ditur se për intervestim janë ftuar 18 kryekomisionerë dhe 50 komisionerë.
“Deri tash, janë intervistuar 15 kryekomisionerë e 43 komisionerë. 15 kryekomisionerët janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria do të vendosë për masën e sigurisë. Për 43 komisionerët jemi në vlerësim e sipër për ndonjë masë eventuale”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp të mërkurën.





