LAJME

Prokuroria nis hetimet ndaj Abelard Tahirit, me dyshimin se kërcënoi Bislimin

Prokuroria nis hetimet ndaj Abelard Tahirit, me dyshimin se kërcënoi Bislimin
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2022, 14:00

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për kërcënimin e pretenduar si dhe fyerjet ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten në Kuvendin e Kosovës nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjes suaj, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit gjatë ditës së djeshme i ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ulaj.

Ndryshe, të enjten në Kuvendin e Kosovës ka pasur një debat të nxehtë në mes të deputetit të PDK-së Abelard Tahiri dhe zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Bislimi kishte thënë se gjatë seancës e cila u mbajt të enjten është kërcënuar nga Abelard Tahiri. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika