Home LAJME Prokuroria nis hetim pas punësimeve të fundit në KEK

Prokuroria nis hetim pas punësimeve të fundit në KEK

0
Prokuroria nis hetim pas punësimeve të fundit në KEK

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), më 04.04.2022, ka iniciuar hetime, ashtu që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti, në një prononcim për TV Prizrenin, ka thënë se në qeverisjen e tij nuk ka punësime të militantëve, dhe se sipas tij, janë komisionet ato të cilat bëjnë përzgjedhjen e të punësuarve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here