Prokuroria Themelore në Prizren të mërkurën ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve F.S. dhe T.D. përkatësisht për veprat penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri F.S., me datë 15.12.2023 në Prizren, rreth orës 22:30 min, pa autorizim përdorë pasurinë tjetër të luajtshme e cila i është besuar atij në detyrë apo në të cilat ka qasje për shkak të shërbimit apo punës së tij apo i jep pasurinë e tillë në shfrytëzim personit tjetër për shfrytëzim të paautorizuar, ashtu që duke punuar në cilësinë e mjekut Gjinekolog në repartin e Gjinekologjisë-Obstetrike në Spitalin e Prizrenit, ka pranuar për lindje pacienten-shtatzënë A.R., nga fshati Mushnikovë, e cila ka qenë në përcjellje të gjinekologes private T.D., edhe pse ishte mjek kujdestar në detyrë së bashku me mjekun tjetër M.B., nuk ndërmerr veprime zyrtare të cilat ka pasur për detyrë t’i ndërmarrë në parandalimin e mjekes T.D., që të hyjë në sallën e lindjes dhe ta kryejë lindjen. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë”.





