LAJME

Prokuroria në Prizren ndalon dy persona për 48 orë dhe kërkon masën e paraburgimit

Prokuroria në Prizren ndalon dy persona për 48 orë dhe kërkon masën e paraburgimit
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2025, 15:37

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar në dy raste të ndara, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Po ashtu, pranë gjykatës kompetente, Prokuroria ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, në përputhje me procedurat ligjore për rastet përkatëse, përcjell PrizrenPress.

 

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika