LAJME

Prokuroria në Pejë ua bllokon pasurinë dy fajdexhinjve

Prokuroria në Pejë ua bllokon pasurinë dy fajdexhinjve
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Dhjetor 2021, 09:34

Prokuroria Themelore në Pejë ua ka bllokuar pasurinë dy fajdexhinjve, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Në çështjen penale kundër dy të pandehurve për shkak të veprës penale të fajdesë nga neni 331 i KPRK-së, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka vazhduar me ngrirjen e pasurisë së pajustifikuar, ashtu që ka lëshuar urdhrin për ngrirje të aseteve dhe atë: një banesë me 90 m2 në Prishtinë; një shtëpi dy katëshe me oborr në Pejë; dhe katër parcela me sipërfaqe 30,542 m2 tokë bujqësore klasa 3 në Pejë”, tha ai Nikçi.

Ai bëri të ditur se Prokuroria ia ka bllokuar njërit prej të pandehurve edhe 50 mijë euro që i kishte të deponuara në bankë.

“Është parashtruar edhe kërkesa për lëshimin e urdhrit ndalues për këto pasuri. Gjithashtu, në këtë rast kjo prokurori ka bllokuar edhe mbi 50.000 euro në llogaritë bankare të të pandehurit”, shtoi ai./GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika