- Reklama -

Prokuroria: Motivi për vrasjen e policit Lika dyshohet se është për punën e tij si polic

Kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, ka thënë se sipas hetimeve fillestare, dyshohet se motivi për vrasjen e policit Muhamet Lika, ka të bëjë me punën e tij si polic.

Këtë kryeprokurori Çerkini e tha gjatë një konference për media, pas një operacioni të Policisë dhe Prokurorisë në Kaçanik, ku u arrestuan 7 persona si të dyshuar në përfshirjen për vrasjen e policit Muhamet Lika.

- Reklama -

“Është herët të flasim për motivin, por sipas asaj që kemi gjatë këtyre ditëve, motivi kryesor lidhet me punën e tij si polic, si pjesëtar i Policisë së Kosovës” – tha prokurori Çerkini.

Ndërsa drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha se disa nga të arrestuarit kanë raste kriminale, që ndërlidhen me prirje ekstremiste.

“Ne kemi arritur që të sigurojmë prova, dëshmi të cilat e lidhin këtë grup kriminal me vrasjen e rreshterit tonë. Disa nga ta kanë pasur të kaluar kriminale, kanë qenë edhe për raste të mëhershme, kanë qenë të ndërlidhur me prirje ekstremiste. Janë persona të dyshimtë, të rrezikshëm të cilët ne dyshojmë se kanë kryer këtë vrasje dhe kanë planifikuar dhe kanë ekzekutuar” – tha Hoxha para gazetarëve.

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka nisur një operacion policor në Kaçanik, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamet Lika.

Deri më tani janë 7 të arrestuar, ndërsa të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë nga planifikimi, e deri te ekzekutimi i policit.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort