Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti të paraqitet për të dhënë dëshmi si dëshmitar në dyshimet se ka pasur keqpërdorime të rezervave shtetërore.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila ka bërë të ditur se kërkesa po shqyrtohet nga gjykata.





