- Reklama -

Prokuroria: I dyshuari për spiunazh grumbullonte informacione për BIA-n serbe, paguhej deri në 700 euro

Hysri Selimi, i arrestuar nga autoritetet e Kosovës dje, më 06.05.2025, si i dyshuar për spiunazh, sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), është i rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Sipas dosjes së PSRK-së, Selimi ka mbledhur e më pas i ka dhënë informacione BIA-s për numrin e personave të radikalizuar dhe numrin e atyre qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

- Reklama -

PSRK pretendon se këto nuk ishin informacionet e vetme që i janë dhënë BIA-s serbe.

Në dosjen e saj, Prokuroria Speciale pretendon se Hysri Selimi i ka përcjellë shërbimit sekret të Serbisë informacione edhe për zyrtarë të lartë të partive politike të Kosovës, si dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Sipas dosjes, këto informacione të grumbulluara për BIA-n serbe ishin transmetuar përmes takimeve fizike duke shkuar në territorin e Serbisë.

Prokuroria pretendon se Selimi ishte paguar për këto veprimtari në vlerë deri në 700 euro.

Prokuroria Speciale pretendon se BIA serbe i ka dhënë Selimit edhe telefona të mençur që janë përdorur për të zhvilluar komunikimet me zyrtarët e Serbisë.

Për të gjitha këto pretendime të ngritura nga PSRK, në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit specifikohet se Selimi kishte qenë nën masa të fshehta të vëzhgimit.

Prokuroria Speciale ka mbështetur kërkesën për caktimin e paraburgimit në provat që cak kishin vërtetimin se Selimi ishte duke kryer veprën penale të spiunazhit.

Për të konfirmuar një gjë të tillë Prokuroria i ka përgjuar telekomunikimet e Selimit, e ka vëzhguar fshehtë me video në vende publike, ka verifikuar hyrje-daljet e tij nga territori i Kosovës për në Serbi, si dhe konfirmimi nga institucionet e sigurisë së Kosovës se personi me të cilët takohej Selimi për t’i dhënë informacionet është zyrtar i BIA-s serbe.

Selimi gjendet në masën e paraburgimit pasi Gjykata më 07.05.2025 e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë që t’i caktohet kjo masë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort