- Reklama -

Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës intensifikojnë angazhimin për luftimin e veprës penale të fajdesë

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë ftuar në takim kryeprokurorët e prokurorive në nivel vendi dhe drejtorët e njësive të hetimeve në Policinë e Kosovës.

Sipas ZKPSH-së, qëllimi i takimit ishte intensifikimi i veprimeve të përbashkëta për luftimin e veprimtarisë kriminale të fajdesë në Republikën e Kosovës.

- Reklama -

Në njoftim thuhet që gjatë diskutimeve u theksua se vepra penale e fajdesë paraqet një kërcënim serioz për sundimin e ligjit, rendin kushtetues dhe mirëqenien e qytetarëve. U vlerësua se përballja me këtë aktivitet të kundërligjshëm kërkon strategji të mirëfillta dhe veprime të koordinuara, të vendosura dhe të vazhdueshme nga të gjitha institucionet ligjzbatuese.

“U.d. kryeprokurori i Shtetit dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, së bashku me kryeprokurorët dhe drejtorët e njësive të hetimeve, ritheksuan përkushtimin e plotë institucional për hetimin, ndjekjen dhe goditjen me vendosmëri të çdo individi apo grupi kriminal që përfiton në mënyrë të jashtëligjshme përmes fajdesë ose veprimtarive të tjera kriminale. Ata konfirmuan edhe angazhimin për ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurive të fituara nga këto veprimtari të kundërligjshme”, shkruan në fund të njoftimit nga ZKPSh.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort