Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht prokuroret/koordinatoret për rastet e dhunës në familje, Mehreme Hoxha dhe Elfete Purova, kanë realizuar ligjërata vetëdijesuese në shkollën IAAP “Ymer Prizreni” dhe në shkollën SHFMU “Mati Logoreci” në Prizren.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se këto ligjërata janë mbajtur në kuadër të fushatës vetëdijësuese “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.
Sipas njoftimit, nxënësve iu ligjërua rreth konceptit të marrëdhënieve familjare, formave të dhunës në familje, aspektet penale të dhunës në familje, viktimat e ndjeshme, si dhe rolin e institucioneve shtetërore në luftimin e këtyre veprave penale. Ata u informuan gjithashtu, për ndihmën juridike që mund t’u ofrohet nga Qendra për Ndihmë Juridike, për rolin e mbrojtësve të viktimave, strehimoren etj.





