Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka sekuestruar dy kamionë që po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme.
Bëhet e ditur se kamionët janë vë në shitje.
“Brenda afatit ligjor nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në të dyja rastet e ndara është lëshuar urdhri ndalues i përkohshëm dhe gjithashtu brenda afatit ligjor, për mjetet e kryerjes së veprës penale më datë 27.09.2024 është paraqitur kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar, me masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar – shitjen e pasurive të specifikuar/kamionëve për çmim të tregut”, thuhet në komunikatë.







