Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Q.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164, par.1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit për kontrabandim me migrantë

Sipas aktakuzës, me datë 10.12.2024, në ora 22:25 min, në fshatin Vërmicë – Komuna e Prizrenit – saktësisht në daljen nga autostrada ‘’Ibrahim Rugova’’ për në fshatin Vërmicë, merret me kontrabandim të migrantëve, në atë mënyrë që, derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, ndalohet nga ana e Policisë Kufitare, i cili kishte qenë duke i bartur katër (4) emigrantë (shtetas të Bangladeshit), për të cilët ishte pajtuar që për një shumë parash në vlerë prej 150 € (njëqind e pesëdhjetë euro) t’i dërgojë deri në Gjilan, edhe pse kishte qenë fare mirë në dijeni se të njëjtit ishin futur ilegalisht në territorin e Kosovës.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Nexhmedin Krasniqit i vazhdohet mandati si sekretar i përgjithshëm në Universitetin e Prizrenit edhe për 4 vite tjera

Zejnullah Gashi drejt pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit, KPK i dërgon propozimin Haxhiut për dekretim

Totaj u përgjigjet ankesave të qytetarëve: Komuna e Prizrenit po përballet me një goditje të rëndë financiare

