- Reklama -

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarin për fajde dhe bixhoz të paligjshëm

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit A.H., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par.1, dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 par.2, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
 
Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri A.H., nga data e pavërtetuar gjatë vitit 2024 deri më datë 10.07.2025 në Prizren, për vete ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit S.M., i pandehuri A.H., i ka dhënë hua shumën prej 800 euro, mirëpo pas dy jave, i dëmtuari nuk ka qenë në gjendje t’ia kthejë borxhin e lartcekur, me çka për shkak të vonesës së kthimit të borxhit, i pandehuri tanimë borxhin ia ka rritur në shumën prej 2.000 euro. I dëmtuari për tre muaj rishtas i ka paguar nga 300 euro, respektivisht 900 euro, ndërsa pjesën tjetër nuk ka mundur t’ia paguaj. Pas kësaj i pandehuri nga i dëmtuari kërkon borxhin duke ia rritur në shumën prej 5.500 euro dhe në vazhdimësi nën presion ka kërkuar që t’i paguajë këtë borxh me kamatë dukshëm jo proporcionale, ashtu që me datë 10.07.2025 në Prizren, në lagjen “Bazhdaranë”, në momentin kur i dëmtuari të pandehurit ia dorëzon 5.000 euro, i njëjti kapet në flagrancë dhe arrestohet. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së.
  
Po ashtu, i pandehuri A.H., nga data e pavërtetuar gjatë vitit 2024, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, organizon dhe merr pjesë në organizimin e bixhozit dhe lojërave të fatit, e cila veprimtari është ndaluar me Ligjin për ndalimin e lojërave të fatit, ashtu që i pandehuri të dëmtuarit S.M., i ka dhënë të holla në shumën prej 800 euro dhe i ka ofruar një program të bastores Online dhe më pas përmes kësaj veprimtarie e përfshin në fajde. Me këto veprime, i njëjti kryen veprën penale “Organizimi i skemave pirmidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas KPRK-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort