Prokuroria e Prizrenit më 27.03.2025 ka njoftuar se ka kërkuar masën e paraburgimit për dy të pandehurit E.K. dhe B.K., të cilët janë arrestuar nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale – fajdeja.
Po ashtu, i pandehuri B.K. po dyshohet edhe për veprën penale – detyrimi”, dhe E.K. për veprën penale – armëmbajtje pa leje.
Prokuroria e Prizrenit ka njoftuar se në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë në Prizren dhe Drejtorinë për Krim të Organizuar, duke zbatuar masat e veçanta të hetimit dhe vëzhgimit, kanë realizuar kontroll në regjionin e Prizrenit me ç’rast kanë arrestuar dy të dyshuarit E.K. dhe B.K.
Në njoftim të Prokurorisë së Prizrenit thuhet se dy të pandehurit E.K. dhe B.K. që nga muaji shkurt i vitit 2021 e në vazhdimësi, në Prizren, kishin kontraktuar shuma dukshëm jopropocionale në këmbim të shërbimit për viktimën E.G., duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare, papërvojën ose paaftësinë për të kuptuar pasojën, në atë mënyrë që i kishin dhënë viktimës para në formë të borxhit me kamata të paligjshme (fajde), të cilat kamata kishin vazhduar t’ia rrisin pandërprerë sa herë që viktima kishte hasur në vonesa të kthimit të parave.Në këtë rast, viktima E.G., nga muaji shkurt i vitit 2021 e deri në muajin shkurt të vitit 2025, ka paguar kamata mujore në shumë prej 1650 € (një mijë gjashtëqind e pesëdhjetë euro), e cila kamatë ka arritur vlerën mbi 25.000 € (njëzet e pesë mijë euro)” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Prizrenit.Prizrenit.
Në njoftimin e Prokurorisë së Prizrenit thuhet se i pandehuri E.K. më 18.03.2025 i kishte dërguar SMS viktimës E.G., duke i thënë se i kishte borxh 13,650 € ose ta bartë banesën te noteri në emrin e tij.
tij.
Tutje në njoftim të Prokurorisë së Prizrenit thuhet se të njëjtit më 26.03.2025 ishin takuar në njërin prej lokaleve në Prizren, dhe pas bisedës rreth borxheve dhe kamatës, të pandehurit nga viktima kishin marrë edhe 10,000 euro me ç’rast kishte intervenuar Policia dhe të njëjtit janë arrestuar.
Gjithashtu, i pandehuri B.K., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vehte përdorë forcën duke detyruar të dëmtuarin E.G., të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi nuk ka qenë në gjendje për ta realizuar kthimin e borxhit që ka rezultuar nga dhënia e fajdesë, në mënyrë të dhunshme ia merr automjetin Golf VII, ia heq nga dora orën të dëmtuarit në vlerën prej 1300 € (një mijë e treqindë euro) si dhe e kërcënon se nëse nuk paguan borxhin dhe kamatat e lartcekura do të shkojnë tek noteri për ta bartur banesën e të dëmtuarit në posedim të tij. Me këto veprime, kryen veprën penale “Detyrimi” sipas KPRK-së” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Prizrenit.Gjithashtu, i pandehuri E.K., në kundërshtim me ligjin për armët, posedon një (1) pistoletë dhe 13 fishekë, një (1) pushkë ajrore dhe një (1) fishekë të armës së gjatë, si dhe 42 fishekë të pistoletës 9×19 mm, dhe një (1) karikator të zbrazët. Me këto veprime kryen veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”sipas KPRK-së” – thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.Prokurorisë.
Me rastin e ekzekutimit të urdhër kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të pandehurve E.K. dhe B.K., Policia ka arritur të sekuestrojë të holla në shumën totale prej 24,700 euro një pistoletë “Pjetro Bereta Gardone” me 13 fishekë, një automjet “Mercedes 2024” C, dyzet e dy fishekë të pistoletës 9×19 mm, një karikator i zbrazët, një pushkë ajrore dhe një fishek të armës./Kallxo.com/