LAJME

Prokuroria e Prizrenit: Gjatë muajit gusht kemi ngritur 187 aktakuza kundër 244 personave

Prokuroria e Prizrenit: Gjatë muajit gusht kemi ngritur 187 aktakuza kundër 244 personave
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shtator 2024, 12:17

Prokuroria Themelore në Prizren, përmes një komunikate për media, njofton se, gjatë muajit gusht 2024, ka ngritur gjithësej 187 aktakuza kundër 244 personave për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur 6 aktakuza kundër gjashtë 6 personave.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, gjatë muajit gusht, ka ngritur 170 aktakuza kundër 222 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur janë ngritur 11 propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve kundër 16 të miturve.

“Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në fund të kësaj komunikate./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika