LAJME

Prokuroria dyshon se ish-kryetari i Shtërpcës përfitoi paligjshëm 1 milion euro

Prokuroria dyshon se ish-kryetari i Shtërpcës përfitoi paligjshëm 1 milion euro
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Dhjetor 2021, 17:54

Rasim Maloku, prokuror i çështjes, tha se vetëm ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, i arrestuar sot, dyshohet se ka përfituar rreth 1 milion euro në mënyrë të paligjshme.

Ai është një prej të arrestuarve sot në aksionin e koduar “Brezovica”.

“Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Jemi në fazën e hetimeve. Veç ish-kryetari i Shtërpcës dyshohet se ka përfituar rreth 1 milion euro. Ka vila pa leje, por shumica janë të kundërligjshme. Ka edhe objekte hoteliere qe janë kundërligjshme të ndërtuara”, ka thënë Maloku.

Ai në konferencën për media, ka treguar edhe detaje të tjera nga aksioni i sotëm.

“Kemi zbatuar një urdhër kontrolli, kemi bërë bastisje në Komunën e Shtërpcës, Ferizajt e në Prishtinë. Ky aksion ka ardhur nga një rast që është duke u gjykuar. Nën veprën ushtrim ndikimit, marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare. Me prokurorinë në Ferizaj kemi organizuar operacionin, i cili ka rezultuar me arrestimin e 10 personave, 8 nga Ferizaj e 2 nga Prishtina. 61.470 euro, armë të ndryshme, 8 vetura në vlerë prej 300 mijë euro janë sekuestruar, sikurse edhe aparate për prodhimin e kriptovalutave”, ka thënë Maloku.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika