Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar në lidhje me rastin e vrasjes së shtatzënës para Gjinekologjisë në QKUK.
Në njoftim thuhet se Prokuroria është “duke e trajtuar rastin me seriozitetin më të lartë” ky rast.
“Prokuroria e Prishtinës njofton se nga momenti kur është pranuar informata për kryerjen e veprës penale e deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin e provave dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, si dhe me të pranuar informatën lidhur me rastin prokurori kujdestar menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me gjitha njësitet relevante policore”, raporton Klankosova.tv.





