LAJME

Prokurori kërkon paraburgim dhe ekzaminim psikiatrik ndaj Valon Loxhës

Prokurori kërkon paraburgim dhe ekzaminim psikiatrik ndaj Valon Loxhës
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Mars 2021, 15:48

Prokurori i Shtetit ka bërë kërkesë për masë paraburgimi ndaj Valon Loxhës, i cili dyshohet se vodhi veturën zyrtare në Komunën e Pejës.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ndërsa tha se ndaj të dyshuarit, njëkohësisht është kërkuar edhe ekzaminim psikiatrik.

Valon Loxha mbrëmë u arrestua nga Policia e Kosovës, për shkak se mori pa leje veturë zyrtare të Komunës së Pejës.

E njëjta veturë u gjet në fshatin Drelaj, bëri të ditur kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ky nuk është rasti i vetëm që Loxha merr vetura pa lejen e pronarëve, madje këtë veprim ai nuk e kosnideron as vjedhje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika