LAJME

Prokurori: 4 të vdekur dhe dy të lënduar rëndë nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime

Prokurori: 4 të vdekur dhe dy të lënduar rëndë nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shkurt 2023, 22:09

4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në hyrje të Shtimes.

Përveç katër viktimave, në aksidentin që ndodhi të mërkurën në aksin rrugor Ferizaj-Shtime, kanë mbetur të lënduar rëndë edhe dy persona.

Prokurori Besnik Nuredini deklaroi se në njërën veturë ishin 4 persona që kanë humbur jetën, e në veturën e dytë dy persona që janë në gjendje të rëndë shëndetësore, që janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Në njërin automjet kanë qenë katër viktimat, e në automjetin tjetër dy persona të tjerë që kanë kërkuar ndihmë dhe janë në gjendje të rëndë. Ata po trajtohen në QKUK. Ndërsa një veturë iu është shmangur aksidentit dhe është futur në hendek”, tha Nuredini.

Ndërsa, zëdhënësi policor, Kanun Veseli, tha për KOHËN se njëri viktimë është 21-vjeçar, tjetri 23 dhe dy të moshës rreth 40-vjeçare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika