Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga këshilltari i tij politik për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, priti Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe deputetin nga radhët e këtij subjekti, Halil Snopçe.
“Në një takim miqësor, që u zhvillua pas homazheve që bënë bashkë te varri i Astrit Deharit, u trajtuan shumë tema aktuale dhe me interes. Sfidat me të cilat përballen dy vendet tona janë të përbashkëta, ndajmë shqetësimin e njëjtë dhe vizionin e njëjtë për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe mbarë rajonit”, thuhet në njoftim.





