Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sërish i është drejtuar Komisionit të Venecias pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Projektligji për konfiskimin e pasurisë, Konjufca sërish i drejtohet Komisionit të Venecias

Këtë e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se pas dakordimit të përbashkët, Konjufca dje i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj.
“Falënderojmë secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Front Online
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

