Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka folur për Projektligjin për çmimet tavan dhe atë për sigurimet shëndetësore, të cilat u miratuan të premten në mbledhjen e tetë të Qeverisë.
Kurti ka uruar që këto dy projektligje tejet të rëndësishme sipas tij, Kuvendi t’i trajtojë sa më parë e të hyjnë në fuqi sa më shpejtë.
“Projektligji për Çmimet Tavan dhe Sigurimet Shëndetësore. Këto dy projektligje tejet të rëndësishme e shumë të nevojshme i miratuam në Qeveri dje. I kishim miratuar edhe në mandatin e kaluar, por të dy këto i kontestuan në Gjykatë Kushtetuese për t’i zhagitur deri tash. Miratuam Projektligjin për Çmimet Tavan, jo për të penguar rritjen e zhvillimin e askujt, por për të evituar keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe rritjen apo fryrjen artificiale të çmimeve. Miratuam edhe Projektligjin për Sigurimet Shëndetësore, që është jetik për shëndetin e qytetarëve dhe shëndetësinë publike. Urojmë që Kuvendi t’i trajtojë sa më parë e të hyjnë në fuqi sa më shpejtë” – shkruan Kurti.