• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, February 9, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Projektligji i ri: Këto janë dënimet nëse nuk kurseni rrymën gjatë situatës emergjente

tvprizreni by tvprizreni
January 25, 2023
in LAJME, VENDI
0
Tarifat e reja të rrymës, KEDS thotë se 80% e qytetarëve nuk janë prekur nga shtrenjtimi

created by dji camera

0
SHARES
231
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë.

Para anëtarëve të komisionit të martën, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se përmes këtij projektligji do të zgjaten afatet për masat emergjente për krizën energjetike, ku vendimi parasheh që masat emergjente të jenë 90 ditë, me mundësi vazhdimi edhe për 90 ditë të tjera, ndryshe nga tash që janë vetëm nga 30 ditë.

Në anën tjetër, ajo tha se në masat për kursimin e energjisë në situatat emergjente do të përfshihet ndalimi i ndriçimi dekorativ, reklamues dhe kufizimi i ndriçimit publik. Për këto përveç inspektoratit, ajo tha se do të angazhohet edhe Policia e Kosovës.

“Prek dy çështje të rëndësishme në lidhje me masat emergjente të furnizimit me energjinë, afatin e masave emergjente, si dhe masat për kursimin e energjisë dhe zbatimin e tyre. Së pari, propozimi për ndryshim-plotësim optimizëm afatin e masave emergjente që në rastet kur nuk lidhen me gjendjen e jashtëzakonshme, në vend që qeveria të kërkojë vendin të Kuvendit çdo tridhjetë ditë, projektligji parasheh që vendimi të vlejë 90 ditë me mundësi vazhdimi për 90 ditë të tjera…Projektligji parasheh masa të detyrueshme të kursimit të energjisë gjatë situatës emergjente dhe sanksione për moszbatimin e tyre. Masat e kursimit mund të caktohen me vendim të ministrit, ku përfshihen ndalimi i ndriçimit dekorativ, reklamues. Ndalimi dhe kufizimi i ndriçimit publik, përveç ndriçimit të domosdoshëm për sigurinë e publikut dhe komunikacionit… Sanksionet për moszbatimin e masave përfshijnë gjobën, sekuestrimin e pajisjeve si dhe ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë”, tha ajo.

Por, kundërshtime ndaj këtij projektligji shprehu kryetari i komisionit, deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai tha se i njëjti nuk sjell ndonjë ndryshim të madh, përveç komoditetit më të madh politik të Qeverisë së Kosovës.

“Kam prit se do të na sjellësh një ligj komplet të ri, konform rregullave, tregut, situatës dhe strategjisë së re që po pret të votohet në Kuvend. Këtu nuk shoh ndonjë ndryshim të madh, përveç që do t’i jep një komoditet vendimmarrjes politike, të tjerat do të mbesin në të njëjtën shkallë dhe dinamikë. Do të ishte mirë t’i shfrytëzoni këto kapacitete që të hartoni një ligj që do të kishte qenë shumë më proaktiv dhe efikas në rrethanat që aktualisht jemi”, theksoi ai.

Shqetësime për projektligji ngriti edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Ai kërkoi që Policia e Kosovës mos të ketë angazhim shtesë në sanksionimin e moszbatimit të vendimeve për kursim të energjisë.

“Ky është një projektligj i vonuar sepse ne kemi humbur shumë kohë sa i përket vendimeve at-hoc të Qeverisë, por edhe të Kuvendit që nuk kanë shkuar në favor të qytetarëve të Kosovës, por që edhe i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës. Si ligj keni pasur kohë shumë më herët që të procedoni dhe ne mos të merremi më tepër sa i përket vendimeve”, shtoi ai.

Duke iu kundërpërgjigjur, ministrja tha se Policia e Kosovës ka pasur rol në asistimin e sanksionimit edhe në kuadër të ligjeve të tjera. Ndërkohë, tha se gjatë agjendës legjislative të këtij viti është paraparë edhe miratimi i ligjeve të tjera për energji.

Download Nulled WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Download Nulled WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
lynda course free download
download lava firmware
Free Download WordPress Themes
udemy paid course free download
Previous Post

Jasharaj: Ligjin e Pagave e kemi pritur me vite, koeficienti duhet të jetë 120

Next Post

Tadiq: Kosovën e humbëm në vitin 1999

Next Post
Tadiq: Kosovën e humbëm në vitin 1999

Tadiq: Kosovën e humbëm në vitin 1999

Të Fundit

I premtoi punësimin e një familjari, arrestohet i dyshuari nga Korisha për mashtrim

I premtoi punësimin e një familjari, arrestohet i dyshuari nga Korisha për mashtrim

February 9, 2023
LDK: Qeveria mashtroi qytetarët, produktet bazike u rritën për 50%

LDK: Qeveria mashtroi qytetarët, produktet bazike u rritën për 50%

February 9, 2023
Kanosje në Suharekë, arrestohet një person

Dyshohet se shiste kokainë në Prizren dhe më gjerë, bie në prangat e Policisë dilleri 26-vjeçar

February 9, 2023
Kurti: Shitësit që manipuluan me çmime do të ndëshkohen

Kurti: 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb, pse nuk ua mundëson krijimin e asociacionit një-etnike

February 9, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

I premtoi punësimin e një familjari, arrestohet i dyshuari nga Korisha për mashtrim

I premtoi punësimin e një familjari, arrestohet i dyshuari nga Korisha për mashtrim

February 9, 2023
LDK: Qeveria mashtroi qytetarët, produktet bazike u rritën për 50%

LDK: Qeveria mashtroi qytetarët, produktet bazike u rritën për 50%

February 9, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.