- Reklama -

Projekti për COVID-19: Kosova nënshkruan marrëveshje prej 15 milionë euro me Bankën Botërore

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Bankës Botërore Linda Van Gelder, pas negocimit tё suksesshëm kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financimi shtesë”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Qëllimi kryesor i marrëveshjes mbetet vazhdimësia e përgjigjes ndaj pandemisë përmes financimit për të mundësuar parandalimin, detektimin dhe reagimin ndaj COVID-19, si dhe për të ngritur kapacitetet e duhura në sistemet kombëtare të shëndetit publik”.

- Reklama -

“Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë euro dhe vjen si vazhdimësi e Marrëveshjes bazё, tё nënshkruar me datë 29 qershor 2020 me Bankën Botërore, e cila veçse kishte siguruar 46 milionë euro për menaxhim dhe reagim emergjent ndaj pandemisë.

Projekti do të mundësojë prokurimin e vaksinave kundër COVID-19, vaksinimin efektiv të popullatës, përmirësimin e sistemit të imunizimit, zhvillimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave mjekësore, prokurimin emergjent të barnave esenciale për trajtim të COVID-19 dhe të ngjashmeve, si dhe zhvillimin e strategjisë shëndetësore, mes tjerash”, thuhet në njoftim.

Rikujtojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve poashtu ka përcaktuar masat për Ringjallje Ekonomike tё vendit tё cilat synojnë tё adresojnë vёshtirёsitё e shkaktuara nga pandemia COVID-19, ndёr tё tjera duke stabilizuar aktivitetin ekonomik nё Republikёn e Kosovёs

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset

Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë...

Çfarë tregon klasa e energjisë e ngrirësit: Një detaj që nuk e keni ditur dhe mund t’ju kursejë para

Klasa e energjisë është një karakteristikë teknike e ngrirësve...

Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti

Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje...

Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime

Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj...

Çmimet e larta të produketve ushqimore në Kosovë, kërkohet bojkotim të supermarketeve

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kosumatorit, Iniciativa “Kosova...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort