LAJME

Projekti “Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë, nesër zhvillohen takime në disa fshatra të komunës së Prizrenit

Projekti “Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë, nesër zhvillohen takime në disa fshatra të komunës së Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Maj 2024, 21:21

“Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë!” vazhdon rrugëtimin në fshatrat e Komunës së Prizrenit pas dy takimeve në Ortakoll dhe në Lagjen e Trimave gjatë ditës së hënë.

Të mërkurën, duke nisur nga ora 17:00, takimet do të zhvillohen fshatin Velezhë, pastaj në orën 18:30 në fshatin Piranë dhe në orën 20:00 në fshatin Gjonaj, ku do të prezantohet nisma e re e buxhetimit me pjesëmarrje.

Qytetarët vetë propozojnë dhe e votojnë projektin më të mirë, që në fund financohet nga komuna e Prizrenit.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika