LAJME

Projekti i DShP-së për ndërtimin e rrugëve dhe kanalizimit në fshatin Poslisht është në proces e sipër

Projekti i DShP-së për ndërtimin e rrugëve dhe kanalizimit në fshatin Poslisht është në proces e sipër
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Gusht 2024, 17:40

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se projekti i Drejtorisë së Shërbimeve Publike për ndërtimin e rrugëve dhe kanalizimit në fshatin Poslisht është në proces e sipër.

Në njoftim thuhet se aktualisht ekipet e ndërtimit janë të angazhuara në disa zona për krijimin e rrugëve të reja, që përmirësojnë infrastrukturën dhe kushtet e jetesës në fshat.

“Objektivi kryesor është modernizimi i rrjetit rrugor dhe sistemit të kanalizimit në Poslisht, që rrjedhimisht ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të kësaj pjese të komunës së Prizrenit.”, thuhet në njoftimin e komunës./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika