LAJME

Programi studimor Fillor i Universitetit “Ukshin Hoti” riakreditohet për tri vjet

Programi studimor Fillor i Universitetit “Ukshin Hoti” riakreditohet për tri vjet
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Mars 2025, 12:17

Universitetit “Ukshin Hoti”në Prizren ka njoftuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka marrë vendim për riakreditimin e programit studimor Fillor, niveli Baçelor, pjesë e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Sipas vendimit të KSHC, programi është riakredituar për një periudhë trevjeçare, duke siguruar vazhdimin e ofrimit të studimeve për të gjithë studentët e interesuar. Një aspekt i rëndësishëm i këtij vendimi është se programi do të ofrohet jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e komuniteteve pakicë, përkatësisht në gjuhën turke dhe boshnjake”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Univeristeti ka përkujtuar se Prizreni ka një histori të gjatë në përgatitjen e mësimdhënësve, përkatësisht një traditë që daton që nga vitet e ’60-ta.

 

“Me këtë vendim për riakreditim, vazhdon angazhimi i këtij institucioni për të ofruar arsim cilësor dhe për të formuar kuadro të reja në fushën e edukimit, duke kontribuar kështu në zhvillimin e sistemit arsimor në Kosovë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika