Faqja e Universitetit të Prizrenit “ Ukshin Hoti”, njofton se , Prof. Emeritus. Stephen Cowley i angazhuar nga British Council përgjatë viteve 1982-1983, i cili kontribuoj në avancimin e Katedrës së Gjuhës Angleze në kuadër të ish ShLP-së në Prizren, ka vizituar Universitetit, me ç’rast është pritur nga rektori, Mentor Alishani.
“Me shumë emocione dhe kujtime Prof. Cowley sot u rikthye për t’a vizituar vendin ku kishte ligjëruar rreth 40 vite më parë. Ishte kënaqësi që Profesorin e nderuar ta presim së bashku me Dekanin, Prodekanën dhe Profesorët e Fakultetit Filologjik, të cilët krahas diskutimeve e njoftuan atë edhe për të arriturat e këtij programi studimor.”, thuhet në këtë njoftim nga faqja e UPZ “ Ukshin Hoti”.