• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Tuesday, January 31, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Profesori britanik tregon pse është vështirë të ndodhë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

tvprizreni by tvprizreni
February 27, 2021
in LAJME, VENDI
0
Profesori britanik tregon pse është vështirë të ndodhë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
0
SHARES
232
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tema e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është rikthyer në vëmendje përsëri, pas disa deklaratave të bëra nga Ramush Haradinaj e Albin Kurti.

Haradinaj ka deklaruar se nëse Kosova nuk anëtarësohet në NATO brenda 4 viteve atëherë nuk mbetet gjë tjetër veç se bashkimi me Shqipërinë. Edhe Kurti në një intervistë të dhënë në “Euronews” ka deklaruar se do të votonte “për” nëse do të organizohej në referendum për bashkimin e të dy shteteve.Por sa është i realizueshëm një opsion i tillë?

Profesori britanik i London School of Economics dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, James-Ker Lindsay, ka renditur disa argumente të cilat potencialisht do ta vështirësonin realizimin e një ideje të tillë.

Fillimisht Lindsay thotë se një ide e tillë duket se gëzon mjaft mbështetje popullore, megjithatë thotë se në matjet e fundit që janë bërë, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri, ka një rënie të atyre që e përkrahin bashkimin e dy shteteve.

Profesori britanik pastaj shton pyetjen se si do të funksionon pastaj bashkimi. A do të drejtojë pastaj të gjitha politikat Tirana zyrtare, apo do të jetë një lloj federate, apo konfederate.

“Kjo gjë duhet të thuhet”, shton Lindsay.Përveç kësaj, britaniku përmend Kushtetutën e Republikës së Kosovës në të cilën thuhet se Kosova nuk ka synim për t’u bashkuar me asnjë shtet tjetër. Megjithatë Lindsay thotë se Kushtetuta mund të ndryshohet.

Por ai thotë se është shumë e vështirë për ta bërë një gjë të tillë kur dihet se për ndryshimin e Kushtetutës duhet që të votojnë ‘për’ edhe 2/3 e 10 deputetëve serbë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Një gjë e tillë duket plotësisht e pamundur”, thotë profesori i LSSE.

Megjithatë Lindsay thotë se edhe po të gjenden disi votat në Kuvendin e Kosovës për të votuar ndryshimet Kushtetuese, një bashkim i mundshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë do të prodhonte një efekt zinxhirë në Ballkanin Perëndimor. Përveç që do të kishte kërkesa për bashkim edhe nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ai thotë se më pas do të kishte kërkesa edhe nga serbët për ta bërë të njëjtën gjë.

Profesori britanik në fund thotë se një gjë e tillë duket e pamundur të realizohet në një të ardhme të afërt, meqë do të ketë edhe kundërshti të mëdha nga ndërkombëtarët të cilët nuk duan ndryshime të tjera të kufijve në Ballkan.

Premium WordPress Themes Download
Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
lynda course free download
download karbonn firmware
Download Nulled WordPress Themes
download udemy paid course for free
Previous Post

Kurti për senatorin Dole: Ai është heroi ynë, po lutemi për të

Next Post

Erdogan, Kurtit: U gëzova që partia juaj do ta rishikojë vendimin për Ambasadën në Jerusalem

Next Post
Erdogan, Kurtit: U gëzova që partia juaj do ta rishikojë vendimin për Ambasadën në Jerusalem

Erdogan, Kurtit: U gëzova që partia juaj do ta rishikojë vendimin për Ambasadën në Jerusalem

Të Fundit

Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë: 16 Ditë Bashkohuni

Ambasada e SHBA-së sot mban diskutim për Asociacionin

January 31, 2023
Kryetarët e të gjitha qyteteve të trojeve shqiptare, do të ftohen në 144 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Moti sot i ndryshueshëm pritet edhe reshje të dobëta bore

January 31, 2023
Kroacia përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

January 30, 2023
Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

January 30, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë: 16 Ditë Bashkohuni

Ambasada e SHBA-së sot mban diskutim për Asociacionin

January 31, 2023
Kryetarët e të gjitha qyteteve të trojeve shqiptare, do të ftohen në 144 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Moti sot i ndryshueshëm pritet edhe reshje të dobëta bore

January 31, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.