LAJME

Profesori amerikan: Asociacioni i Komunave Serbe do ta minojë sovranitetin e Kosovës

Profesori amerikan: Asociacioni i Komunave Serbe do ta minojë sovranitetin e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2022, 17:39

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka theksuar se Asociacioni i Komunave Serbe e minon sovranitetin e Kosovës.

“Edhe pse Kosova është nën presion për zbatimin e Marrëveshjes së Asociacionit të vitit 2015, jam dakord që një Asociacion i tillë ta minojë sovranitetin e Kosovës mbi komunat me shumicë serbe”, tha Meir.

Profesori amerikan më tej thekson se insistimi i Serbisë për zbatimin e marrëveshjes është thjesht për të rritur ndikimin e saj mbi këto komuna.

Ai tha se ky ka qenë gjithmonë qëllimi dhe nuk ka gjasa të ndryshojë.

“Zyrtarë nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve insistuan disa herë se Kosova duhet të përmbushë obligimin e saj për të ngritur komunat, por insistimi i tillë është i keqë vendosur”, përfundon profesori Meir.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika