Profesori me përvojë pune rreth 37 vjeçare në arsim dhe edukimin e brezave, Engjëll Kajtazi, i është bashkuar së fundmi Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i egës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.
Krasniqi është shprehur se Kajtazi do të sjellë vlera të çmuara dhe përkushtim në çdo hap të rrugëtimit tonë të përbashkët.
“Prof. Engjëll Kajtazi i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren! Sot kemi nderin të mirëpresim një figurë të shquar të arsimit dhe politikës në Aleancë! Engjëll Kajtazi, profesor dhe master në menaxhimin e arsimit, me 37 vjet përvojë në edukimin e brezave, vendosi të kontribuojë në zhvillimin e Prizrenit dhe të Kosovës nëpërmjet angazhimit të tij politik në AAK. Me një karrierë të pasur dhe të suksesshme, ai do të sjellë vlera të çmuara dhe përkushtim në çdo hap të rrugëtimit tonë të përbashkët. Mirë se vjen, profesor Engjëll! Na priftë e mbara në këtë rrugëtim të ri drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetarët tanë!”, shkruan Krasniqi./TVPrizreni/