LAJME

Prodhuesit e Kosovës të goditur nga konkurrenca aziatike

Prodhuesit e Kosovës të goditur nga konkurrenca aziatike
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Tetor 2022, 17:30

Një delegacion i Aleancë Kosovare të Bizneseve me disa prodhues kosovar të sektorit të tekstilit dhe veshjeve po marrin pjesë në Edicionin e tretë International Leather Line Expo & International Conf Expo 2022 nga data 13-15 tetor në qendrën e organizimit të panaireve Ndërkombëtare EXPOCITY Albania në Tiranë.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini tha se sektori i tekstilit dhe i lëkurës në Kosovë dhe Shqipëri është sektor i rëndësishëm, por është i pambështetur nga institucionet qeveritare.

“Për atë nuk është i zhvilluar mirë dhe është i goditur nga korporatat e fuqishme sidomos nga shtetet aziatike te cilat po i gjunjëzojnë prodhuesit vendor”, tha Shahini.

Sipas tij Kosova dhe Shqipëria duhet të zhvillojnë sektorët me prioritet duke mos e anashkaluar edhe tekstilin, lëkurën dhe sektorët tjerë që rritin nivelin e konsumit të përbashkët kombëtar duke rritur shkëmbimet tregtare mes dy shteteve tona te cilat kanë arritur shumë marrëveshje në mes qeverive, por nga ato janë pak të zbatueshme e që kishin qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik kulturor, arsimor e sportiv.

“Ballkani i hapur duhet të jetë jo me ngjyre politike, por vetëm me mundësi të zhvillimit ekonomik në të gjitha drejtimet e sidomos nëse kjo është në të mirë të rritjes së prodhuesve të Kosovës dhe Shqipërisë për të cilën qeveritë duhet të krijojnë politika më nxitëse për ekonomit vendore”, theksoi Shahini.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika