Home LAJME Procesi gjyqësor ndaj vrasjes së Oliver Ivanoviqit vazhdon të hënën

Procesi gjyqësor ndaj vrasjes së Oliver Ivanoviqit vazhdon të hënën

0
Procesi gjyqësor ndaj vrasjes së Oliver Ivanoviqit vazhdon të hënën

Të hënën do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviqit. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, avokati i njërit nga të dyshuarit në këtë rast, Musa Damati.

Damati ka thënë se në seancën e së hënës pritet të dëshmojnë figura të larta të politikës.

“Të hënën duke filluar nga ora 9:30 do të vazhdojë procesi gjyqësorë penal pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes se politikanit serb Ivanoviq, gjatë shqyrtimit të seancave në këtë proces pritet të dëshmojnë figura të larta të politikës”, tregon Damati për KosovaPress.

Për rastin e vrasjes së ish-politikanit Oliver Ivanoviq deri më tani po akuzohen gjashtë persona, ndërsa të përfshirë në këtë rast sipas Prokurorisë janë së paku edhe pesë persona të tjerë të dyshuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here