Automobilewoche shkruan se Audi, Porsche dhe Bentley mund të duhet të rimendojnë planet e tyre për automjetet elektrike si rezultat i problemeve që lindin në Cariad, dega e zhvillimit të softuerit të Grupit Volkswagen.
Publikimi i lartpërmendur citon burime të paidentifikuara të kompanisë që pretendojnë se automjeti i ri elektrik i Audi, i cili po zhvillohet si pjesë e projektit Artemis, mund të lançohet tre vjet më vonë.
Automjeti i parë i bazuar në platformën e re elektrike fillimisht ishte menduar të lansohej në vitin 2024. Me gjeneratën e dytë të softuerit, supozohej të ishte i aftë për drejtimin autonom të nivelit 4. Megjithatë, për shkak të problemeve në Cariad, ai nuk do të jetë në gjendje të lançohet deri në vitin 2026 dhe ka shumë të ngjarë që nuk do të dalë në të vërtetë deri në vitin 2027.





