Gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Prizreni zbardhet nga bora, këto janë temperaturat për sot

Të enjten do të ketë intervale me diell.Vranësirat do të jenë jostabile dhe parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore, në viset e ulëta, kurse në viset e larta parashihet të bie vetëm borë, kryesisht ditën e mërkurë, ndërsa ditën e enjte parashihet që pas vranësirave të shoqërohet edhe me intervale me diell.
Reshje më intensive parashihen në rrafshin e Dukagjinit, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashihet me reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




