Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe të Klubit të Çiklizmit “Pro Bike Prizren”, me të cilët ka diskutuar për organizimin e Kupës Ndërkombëtare Ballkanike të Çiklizmit 2026.
Prizreni pritet të jetë pjesë e Kupës Ndërkombëtare Ballkanike të Çiklizmit 2026

Në këtë takim morën pjesë kryetari i Federatës, Avni Nuha, anëtari i bordit Berk Kyçyk, si dhe përfaqësuesit e klubit prizrenas, Agon Hukallo dhe Mustafa Mani. Sipas tyre, kjo garë do të mbahet nga 5 deri më 7 qershor në Kosovë, ndërsa njëra nga etapat pritet të zhvillohet në Prizren.
Totaj ka theksuar se organizimi i kësaj gare prestigjioze përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e sportit, turizmit dhe imazhit ndërkombëtar të Prizrenit dhe Kosovës, duke shprehur edhe gatishmërinë për mbështetje institucionale.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.



