Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, të udhëhequr nga kryetari i këtij këshilli, Lutfi Lala. Në takim ishte i pranishëm edhe Sotiraq Hroni nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Ky takim u zhvillua në kuadër të një vizite studimore që delegacioni nga Elbasani po realizon në Kosovë, përmes projektit “Bashki të Forta”, i mbështetur nga SDC-ja dhe Qeveria e Suedisë.
Gjatë vizitës, palët diskutuan për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në funksionimin e kuvendeve lokale, me theks të veçantë në rolin e komisioneve komunale, organizimin e konsultimeve publike dhe mbikëqyrjen e punës së ekzekutivit.
Në këtë takim u vlerësua se forcimi i llogaridhënies, transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare mbetet thelbësor për ndërtimin e një qeverisjeje lokale më efikase dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.