Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur Drejtoreshën Menaxhuese të EBRD-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, me të cilët ka diskutuar për ecurinë e projektit të rritjes së efiçencës energjetike në 43 ndërtesa publike në komunë.
Sipas njoftimit, projekti kap vlerën e rreth 5 milionë eurove dhe po realizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).





