Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit ka nisur përgatitjet për organizimin e Festivalit të Kampingut, i cili do të mbahet për herë të parë në fund të muajit qershor.
Prizreni organizon për herë të parë Festivalin e Kampingut në qershor

Sipas drejtorit Adem Morina, ky aktivitet pritet të mbledhë mbi 200 kamperë nga rajoni dhe Evropa, duke e shndërruar Prizrenin në një qendër të aventurës dhe rekreacionit në natyrë.
Festivali do të organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS” dhe synon promovimin e Prizrenit si destinacion i turizmit kulturor dhe aventurier, përmes aktiviteteve të ndryshme, muzikës dhe atmosferës unike.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




