- Reklama -

Prizreni, Obiliqi dhe Suhareka komunat me performancën më të mirë në përmbushjen e premtimeve zgjedhore

Komuna e Prizrenit është vlerësuar si njëra nga komunat më të suksesshme në përmbushjen e premtimeve zgjedhore në përputhje me treguesit e performancës komunale, sipas raportit të publikuar sot nga Instituti GAP dhe Helvetas, përmes Projektit për Decentralizim dhe Mbështetje Komunale – DEMOS, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia.

Raporti i titulluar “Ndërlidhja e premtimeve zgjedhore me treguesit e performancës komunale” analizon 800 premtime zgjedhore të dhëna në 14 komuna të Kosovës, duke i krahasuar ato me treguesit e Sistemit të Performancës Komunale (SPMK) të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

- Reklama -

Gjetjet kryesore të raportit janë:

  • Vetëm 166 nga 800 premtimet (21%) kanë ndërlidhje të plotë ose të pjesshme me treguesit e SPMK-së;
  • 634 premtime (79%) nuk kanë asnjë ndërlidhje me këta tregues;
  • Prizreni, Obiliqi dhe Suhareka janë komunat me ndërlidhjen më të mirë ndërmjet premtimeve dhe performancës;
  • Ndërsa komunat me ndërlidhjen më të ulët janë Vitia, Klina dhe Drenasi;
  • 35 nga gjithsej 94 tregues të SPMK-së nuk janë përfshirë në asnjë nga premtimet zgjedhore të analizuara.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, e ka vlerësuar këtë raport si një dëshmi e qartë për seriozitetin dhe përkushtimin e Komunës ndaj qeverisjes së mirë dhe realizimit të projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

“Me punë konkrete dhe të përkushtuar, Komuna e Prizrenit ka dëshmuar se është e angazhuar seriozisht në përmbushjen e premtimeve dhe në ofrimin e rezultateve të prekshme për zhvillimin lokal”, theksoi Totaj.

Për të gjithë të interesuarit, raporti i plotë mund të lexohet në këtë vegjëz.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort